24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAfro 950 Milionë Lekë/ Kompania e sigurimeve që ka paguar më shumë...

Afro 950 Milionë Lekë/ Kompania e sigurimeve që ka paguar më shumë dëme në 6 muajt e parë të vitit

Sigurimet janë një marrëdhënie besimi me kompanitë që operojnë në këtë treg, të cilat duhet të punojnë më shumë që të përforcojnë besimin e qytetarëve, nëpërmjet rritjes së cilësisë së shërbimit dhe profesionalizmit.

Kur një qytetar zgjedh një produkt sigurimi të caktuar, ai nuk duhet të ketë asnjë dyshim që do të dëmshpërblehet në rast të ndodhjes së ngjarjes për të cilën është siguruar.

Ndaj dhe pagesa e dëmeve konform ligjeve dhe rregullave në fuqi është shumë e rëndësishme.

Po çfarë ka ndodhur në 6 muajt e parë të këtij viti?

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – qershor 2024 u rriten me 24.53% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Cila kompani ka paguar më shumë dëme gjatë 6-mujorit të parë 2024?

Po sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se lidere sa i përket përqindjes që zë në treg, është edhe kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 6-mujorit të parë të vitit.

Dëmet në Sigurimet e Jo-Jetës

Në sigurimet e Jo-Jetës, ku operojnë 8 kompani, gjatë periudhës janar-qershor 2024, janë paguar rreth 3,67 Miliardë dëmshpërblime me SIGAL UNIQA që është në krye me rreth 863 Milionë Lekë, ose 23,5% të totalit.

Krahasuar me 6-mujorin e parë 2023, dëmet e paguara nga SIGAL UNIQA janë rritur me afro 150 Milionë Lekë.

Dëmet në Sigurimet e Jetës

Edhe në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA është kompania që ka paguar më shumë dëme gjatë 6-mujorit të parë 2024.

Nga afro 165 milionë Lekë të paguara nga të 4 kompanitë që operojnë në treg, SIGAL LIFE UNIQA ka paguar e vetme rreth 78 milionë Lekë dëmshpërblime, ose 47,17% të totalit.

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

SIGAL UNIQA është jo vetëm kompania lider në Shqipëri por edhe promotore e risive dhe inovacioneve. Ajo është gjithashtu kompania që ofron mbi 50 produkte sigurimi.

SIGAL UNIQA ka mbi 25 vite që operon në tregun e sigurimeve dhe disa prej arsyeve kryesore që e dallojnë nga kompanitë e tjera, mund të citojmë:

  • Pjesë e një gjigandi si “UNIQA Insurance Group”
  • Mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore
  • 5 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
  • Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite
  • Mbi 1 milionë Kontrata sigurimi
  • Vlerësim me “A” nga “Standard & Poors”
  • Risigurim i portofolit me risiguruesit më të mëdhenj në botë si: “AIG”, “LLOYDS”, “SWISS RE”, “MUNICH RE”, “HANNOVER RE”, “ZURICH RE”, “UNIQA RE” Etj”.

LEXO EDHE: “SIGAL UNIQA” zhvillon Konferencën Rajonale/ Ponari: Më të mirët! Shkojmë tek klienti me çdo produkt sigurimi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat