12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreIntervistaMaqedoni e Veriut, Antovska: Rritje e policave në Sigurimet e Jetës. Në...

Maqedoni e Veriut, Antovska: Rritje e policave në Sigurimet e Jetës. Në rritje edhe dëmet e paguara

“Tregu i sigurimeve është i qëndrueshëm dhe në rritje të vazhdueshme, dhe këtë mund ta konfirmojmë përmes shifrave”.

Kështu shprehet në një intervistë për “Bloomberg Adria” Aleksandra Shkembi Antovska, CEO e “UNIQA LIFE” dhe njëherazi nënkryetare e Grupit të Sigurimeve pranë Dhomës Ekonomike.

Sipas saj, rritja e tregut shihet në të gjitha klasat e sigurimit por kryesisht në ato të Jetës ku edhe dëmet e paguara kanë ardhur në rritje.

“Trendi i rritjes është i pranishëm, dhe kjo në të gjitha klasat e sigurimeve, por më e theksuar është rritja e numrit të policave të reja në kompanitë e sigurimeve të Jetës ku edhe numri i dëmeve të paguara ka ardhur në rritje”, thotë Antovska.

LEXO EDHE: Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

UNIQA në Maqedoninë e Veriut

“UNIQA Shkup”, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, prej afro 20 vitesh në tregun maqedonas të sigurimeve, ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm ndërsa ka ditur t’ju shërbejë klientëve mirë, t’ju japë produktin e nevojshëm që ata duan.

Kompania ka qenë gjithmonë afër klientëve edhe atëherë kur ata kanë më shumë nevojë, në pagimin e dëmeve.

“UNIQA” në Maqedoninë e Veriut ka ditur gjithashtu të jetë edhe pranë komunitetit me aktivitete të ndryshme ku ka marrë pjesë ose ka sponsorizuar.

LEXO EDHE: FOTO/ Tradita vazhdon! Stafi i “UNIQA Maqedoni” dhuron gjak për personat në nevojë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat