Që prej vitit 2004, më shumë se 500,000 klientë UNIQA, ose një në tetë familje në Austri, kanë qenë në gjendje të përgatiten për stuhitë në kohën e duhur dhe kështu të shmangin dëmtimet falë paralajmërimeve të sakta të UBIMET.
Dëmet nga stuhitë po rriten. Dhe nuk është vetëm numri i tyre në rritje por edhe intensiteti.
Dhe shifrat flasin vetë: teksa në fillim të viteve 2000, shuma totale e dëmeve nga stuhitë në Austri ishte midis 300 dhe 400 milionë euro në vit, tani ajo arrin në rreth 1 miliard euro në vit.
Sa i përket “UNIQA”, viti 2023 u mbyll me 152 milionë euro dëme të paguara si pasojë e fatkeqësive që lidhen me motin.
Viti i kaluar është 29 milionë mbi mesataren e shtatë viteve të fundit.
“Në vitin 2023, numri i dëmeve nga stuhia ishte më shumë se një e treta dhe shpenzimet totale të humbjes ishin pothuajse një të katërtën mbi mesataren afatgjatë,” tha Peter Humer, Anëtar i Bordit për Customer & Market Austria në “UNIQA Insurance Group”.
Parandalimi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm
“Në funksion të këtyre shifrave dhe zhvillimeve, paralajmërimi i saktë i një stuhie që po afrohet po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm pasi ofron mundësinë për të marrë masa parandaluese në kohën e duhur”, thotë Humer.
Sipas tij, falë një të saktë secili mund të shmangë dëmtimet.
“Ne po mbajmë premtimin tonë për të ndihmuar klientët tanë në mënyrë parandaluese, në mënyrë që, në skenarin më të mirë, të mos ndodhin dëme nga stuhia. 20 vjet më parë ne filluam me një ide novatore dhe sot, më shumë se 500,000 njerëz të siguruar, kanë akses në një shërbim shumë të saktë që paralajmëron për ngjarjet ekstreme të motit në kohën e duhur dhe të saktë”.
“UBIMET u themelua në vitin 2004 nga dy shkencëtarë të natyrës, meteorologu Manfred Spatzierer dhe kimisti Michael Fassnauer. Në të njëjtin vit, UNIQA, si një pionier, lançoi paralajmërimin falas për motin për klientët e saj.
UBIMET tani është një ofrues global i shërbimeve meteorologjike me dy kompanitë që vazhdojnë të kenë një partneritet të fortë.
Ne vazhdojmë të marrim kërkesa sot, duke përfshirë edhe kompanitë e sigurimeve, për shërbime të ngjashme. Dhe kjo nuk është çudi sepse në sfondin e krizës klimatike, rëndësia e parandalimit po rritet masivisht. Por kjo tregon gjithashtu se sa herët e mori UNIQA idenë e parandalimit dhe se si ne krijuam një shërbim përkatës së bashku”, thekson themeluesi dhe drejtori menaxhues i UBIMET, Michael Fassnauer.
E domosdoshme për saktësi të lartë
“Meteorologët në qendrën e motit monitorojnë motin në Austri dhe vendet fqinje gjatë gjithë kohës dhe krijojnë çdo paralajmërim manualisht”, thotë Fassnauer.
“Vetëm për ngjarjen e reshjeve të borës në fillim të dhjetorit 2023, kur bora në Vjenë arriti në 21 centimetra, ne dërguam tek klientët e UNIQA 325,000 paralajmërime në një ditë të vetme.”
Në 20 vitet e ardhshme
UNIQA dhe UBIMET kanë zgjatur bashkëpunimin e tyre të suksesshëm edhe për shumë vite të tjera.
“Falë investimeve tona të vazhdueshme në zhvillimin e mëtejshëm të modeleve tona të motit dhe zgjidhjeve të klientëve, ne do të vazhdojmë të jemi në gjendje t’u ofrojmë klientëve të UNIQA informacion me cilësi të lartë – pavarësisht ndryshime të dukshme në modelet e motit”.
“UNIQA Insurance Group”
“UNIQA Insurance Group” është një prej kompanive lider të sigurimeve në Austri dhe Evropë dhe daton prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”.
Sot, “UNIQA Insurance Group” mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me një shtrirje në 17 shtete ku operon përmes 40 kompanive.
Sipas studimeve të pavarura, “UNIQA Insurance Group” është prej shumë vitesh marka më e njohur dhe më e besueshme e sigurimeve në Austri.
Ajo numëron mbi 22,500 punonjës, mbi 17 milionë klientë në 17 shtete të ndryshme dhe rreth 7.2 miliardë prime vjetore.
Prej marsit 2007 ajo është pjesë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes GRUPIT “SIGAL UNIQA”.