11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVapa shton stresin/ Qëndrimet e gjata në diell shkaktojnë nervozizëm dhe pagjumësi

Vapa shton stresin/ Qëndrimet e gjata në diell shkaktojnë nervozizëm dhe pagjumësi

Temperaturat e larta shtojnë problemet me shëndetin mendor gjatë stinës së verës. Shqetësimet shfaqen si pasojë e qëndrimit me orë të gjata në diell.

Por cilat janë pasojat më të zakonshme nga temperaturat e larta?

“Shkaktojnë irritim, nervozizëm, prishin gjumin”.

Një faktor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor është edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike.

“Vihet re një rritje e pacientëve që vinë si pasojë e abuzimeve me substance dhe alkool. Çrregullime të shkaktuara nga vrasia, kryesisht te moshat e reja”, thotë për Abc, Andi Andoni, mjek në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Sipas mjekut, në shumë raste neglizhenca çon në përkeqësim të gjendjes së shëndetit mendor.

“Çrregullimet e shëndetit mendor mund të çojnë në sjellje agresive, konfliktuale dhe hera herës mund të shfaqin edhe veprime dëmtuese. Gjithmonë nisur nga psikoza, halucinacionet”.

Pavarësisht problematikave që shfaqen ende mbetet i ulët ndërgjegjësim për të kryer konsulta dhe vizita te psikiatri.

Mjekët këshillojnë qytetarët që të kërkojnë ndihmë për çdo shqetësim që mund të kenë, qoftë edhe për pagjumësinë.

LEXO EDHE: I nxehti përvëlues nuk largohet/ Mjekët: Ja oraret kur duhet të bëni kujdes! Grupet më të rrezikuara janë…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat