-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet numri i netëqëndrimeve/ 35% më shumë të huaj në hotele këtë...

Rritet numri i netëqëndrimeve/ 35% më shumë të huaj në hotele këtë Korrik

Fluksi i lartë i turistëve këtë verë është reflektuar në rritjen e numrit të vizitorëve në njësitë akomoduese.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se numri të huajve në muajin Korrik është rritur me rreth 35%.

Të huajt kanë frekuentuar më së shumti hotelet dhe strukturat e tjera hoteliere në rajonin qëndror të Shqipërisë, pasuar nga qytetet e jugut.

Ky trend shifrash në rritje këtë Korrik është shoqëruar edhe me më shumë netë-qëndrime në hotele dhe stuktura të ngjashme akomoduese.

Sipas INSTAT, numri i netëqëndrimeve të pushuesve të huaj është rritur me 42%, në krahasim me Korrik 2022.

Rritja më e madhe e netë-qëndrimeve me 73% vërehet tek pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin jonian.

Sa i përket shtetësisë së pushuesve, shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të mbajnë vendin e parë për numrin më të lartë të vizitorëve në stukturat akomoduese për muajin Korrik.

Nga vendet e BE-së kryesojnë italianët, pasuar më tej nga polakët dhe gjermanët.

Nga 1.8 milionë të huaj që hynë në Shqipëri në muajin Korrik, rezulton se vetëm 13% e tyre janë akomoduar.

LEXO EDHE: Shqipëria, destinacion turistik/ Sigurimi i Hoteleve dhe Restoranteve, mbrojtje për pronarët dhe klientët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat