15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperaturat “zbrazin” Prishtinën/ Pas liberalizimit shtohen fluturimet dhe ofertat për pushime

Temperaturat “zbrazin” Prishtinën/ Pas liberalizimit shtohen fluturimet dhe ofertat për pushime

Prishtina e korrikut ndryshon dukshëm nga ajo e stinëve të tjera.

Me përfundimin e vitit shkollor e atij akademik dhe pushimet, lëvizjet e njerëzve dhe të makinave janë më të pakta.

Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike apelon për kujdes maksimal dhe lëvizje minimale të njerëzve në pikun e të nxehtit nga ora 10:00 deri në ora 17:00.

Këshillat e përhershme si dehidratimi apo veshja me ngjyra të hapura vijojnë të jenë thirrjet më të shpeshta.

“Kjo javë po shënon valën e tretë të të nxehtit afrikan për këtë vit, shoqëruar memot shumë më të ngrohtë se mesatarja. Temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë deri në 39 gradë celsius.”  Departamenti Meteorologjik, ASHNA

Në këto ditë të nxehta, përgjigjja është plazhi. Kjo është vera e parë që qytetarët kosovarë i gjen me liberalizim vizash dhe fluturimet, destinacionet dhe numri i udhëtarëve po vazhdon të rritet ndjeshëm në Aeroportin “Adem Jashari”.

“Në gjysmën e parë të vitit 2024 numri i udhëtarëve që kanë kaluar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë është mbi 1,8 milionë, mbi 20%rritje krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar. Numri i fluturimeve në aeroport arriti në rreth 12 mijë në periudhën janar-qershor, ose një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.”

Përpos Shqipërisë, Malit të Zi dhe Turqisë si vende që nuk kërkonin vizë për shtetasit kosovarë viteve të mëpaRshme, pas liberalizimit, ofertës për pushime tashmë i janë shtuar edhe një numër i konsiderueshëm i vendeve të tjera europiane me Greqinë dhe Bullgarinë që po marrin vëmendjen kryesore.

Megjithatë, faktori kryesor që përcakton destancionin për pushuesit kosovarë mbetet çmimi.

“Arsyeja kryesore është çmimi, çmimi gjithmonë, mirëpo është edhe ajo dëshira për të parë kultura të reja, për të vizituar vende të reja, mirëpo çmimi është diçka që ndikon më së shumti në destancionin e turistëve. Gjithmonë bazohen në çmim pastaj në destinacion.”

Ky vit solli edhe një ndryshim në mënyrën si bëjnë pushime kosovarët, pasi Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit shfrytëzohen për të kaluar më pak ditë.

“Këtë vit çfarë vërehet një ndryshim shumë i madh është se pushuesit po preferojnë disa herë të shkojnë në pushime më të shkurtra, kurse viteve të kaluara ka qenë një herë në pushim më të gjatë, ky është një ndryshim që po e vërejmë këtë vit.”

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk ka fluks në pikat e kalimit kufitar, ndërsa me Shqipërinë tashmë vijon qarkullimi pa ndalesa në kufi në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve.

LEXO EDHE: Udhëto i sigurt kudo në botë me SIGAL UNIQA Kosovë/ Bli online “Shëndeti në Udhëtim” dhe përfito 10% zbritje

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat