Karen Clark & Company (KCC) ka vlerësuar se humbjet e siguruara nga uragani Beryl do të jetë afërsisht 510 milionë dollarë në Karaibe, 90 milionë dollarë në Meksikë dhe 2.7 miliardë dollarë në SHBA.
Vlerësimi i kompanisë përfshin dëmet e siguruara në banesa, prona komerciale dhe industriale, ndërprerjen e biznesit dhe automjetet por nuk përfshin mjetet lundruese dhe pronat në det të hapur.
Ndërkohë, vlerësimet për Karaibe dhe Meksikën nuk përfshijnë dëmet në automjete dhe ndërprerje të biznesit.
Uragani Beryl filloi mbi Atlantikun qendror më 28 qershor.
Sipas ekspertëve, ai u shndërrua në një stuhi tropikale vetëm disa orë më vonë dhe u intensifikua me shpejtësi gjatë dy ditëve të ardhshme, duke u bërë një uragan i kategorisë 4 më 30 qershor.
Më pas, më 2 korrik, Beryl shënoi rekord duke u bërë uragani më i hershëm i kategorisë 5, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Uragani Emily me më shumë se dy javë.
Sipas KCC, forca e “Beryl” shtrihej nga Ishujt Windward në Karaibe deri në Bregun e Gjirit të Teksasit. Stuhia pati tre kulme të saj: Carriacou Island, Grenada më 1 korrik; Tulum, Meksikë më 5 korrik; dhe në fund Matagorda, Teksas më 8 korrik.
IMPAKTI NË EKONOMI I NDRYSHIMEVE KLIMATIKE DHE NEVOJA PËR SIGURIME
Si pasojë e ndryshimeve klimatike, fatkeqësitë natyrore po bëhen më të shpeshta dhe më t dhunshme duke lënë pas në pak kohë miliarda dollarë dëme, që jo të gjitha kanë qenë të siguruara.
Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike sipas llogarive të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh, gati 5 mijës shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyre çdo vit.
“Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe studime të Bankës së Shqipërisë tregojnë se 1 në 200 shqiptarë rrezikohet nga ndryshimet klimatike”, thotë studiuesja Asetila Kostinger.
Gjatë një konferencë ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, profesorë shqiptarë e të huaj theksuan nevojën e masave nga të gjitha shtetet për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit pa rrezikuar jetën e banorëve të tyre. Po sa i përgatitur është vendi në drejtim të parandalimit të ndryshimeve klimatike?
“Në Shqipëri flitet pak për ndryshimet klimatike. Mungon kultura në këtë drejtim. Fenomeni është më serioz nga sa mendohet”, thotë Kostinger.
PSE DUHET TË SIGUROHEMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE?
Ky sigurim është i rëndësishëm për disa arsye:
Mbrojtja financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.
Rindërtimi: Fatkeqësitë natyrore shpesh mund të dëmtojnë shtëpi, biznese dhe infrastrukturë. Sigurimi mund të ndihmojë në mbulimin e kostove të rindërtimit dhe riparimeve, duke ju lejuar të rivendosni pronën tuaj dhe të ktheheni në jetën normale më shpejt. Pa sigurimet e nevojshme, barra financiare e rindërtimit mund të jetë dërrmuese.
Qetësia e mendjes: Duke ditur se keni mbulim sigurimi për fatkeqësitë natyrore, ky fakt ju ofron edhe qetësinë mendore pasi nuk do të duhet të mendoni për kostot e dëmeve.
Mbulimi gjithëpërfshirës: Sigurimi i fatkeqësive natyrore përfshin mbulimin për një sërë rreziqesh, duke përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret etj.
Qëndrueshmëria e komunitetit: Mbulimi i gjerë i sigurimit kundër fatkeqësive natyrore mund të kontribuojë në qëndrueshmërinë e komunitetit. Kur individët dhe bizneset kanë mbulim e duhur, ata janë më të aftë për të rikuperuar dhe rindërtuar pas një fatkeqësie. Kjo mund të ndihmojë komunitetet të kthehen më shpejt dhe të minimizojnë ndikimin afatgjatë të fatkeqësive natyrore.
LEXO EDHE: Si të mbrojmë pasuritë tona nga fatkeqësitë natyrore?