12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVdekjet pësuan rënie gjatë vitit 2023, por ato nga tumoret u rritën

Vdekjet pësuan rënie gjatë vitit 2023, por ato nga tumoret u rritën

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2023, është 21.286, duke shënuar 11,3% vdekje më pak, krahasuar me një vit më parë.

Nga 21.286 të vdekur gjithsej, 53,8% janë meshkuj dhe 46,2% janë femra.

Jetët e humbura nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe ato të frymëmarrjes shënuan rënie gjatë vitit 2023 por ato me sëmundje tumorale shënuan rritje.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, vdekjet nga grup-sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” zënë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara me 51,7%, duke vazhduar të jetë shkaku kryesor i vdekjeve.

Krahasuar me vitin paraardhës, vdekjet nga kjo grup-sëmundje kanë shënuar rënie me 15,9%.

“Sëmundjet kronike të zemrës” (37,4%), “Sëmundjet ishemike të zemrës” (24,4%) dhe “Sëmundjet e enëve të trurit” (24,2%) zënë peshën më të madhe të vdekjeve në grup-sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”.

Grup-sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, përbën grupin e dytë me peshën më të lartë të vdekjeve (20,9%). Krahasuar me vitin e kaluar, janë shënuar 8,6 % më pak humbje jete.

Grup-sëmundja “Tumoret” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara, 15,7% të vdekjeve gjithsej.

Krahasuar me vitin 2022, janë regjistruar 3,2% më shumë humbje jete.

Sëmundjet “Tumor malinj i aparatit të tretjes” (38,0%), “Tumor malinj i aparatit të frymëmarrjes” (22,2%) dhe “Tumor malinj i organeve urogjenitale” (13,8 %) përbëjnë peshën më të madhe të vdekjeve në këtë grup-sëmundje.

LEXO EDHENjë akt dashurie për jetën dhe shëndetin/ Pse nevojitet “Sigurimi anti-Tumor”

Tek “Tumoret”, përqindjen më të lartë të vdekjeve e kanë meshkujt (18,0%) ndërsa femrat (12,9%).

Në grup-sëmundjen “Tumoret”, përafërsisht gjysma e humbjeve të jetës i përket grup-moshës 65-79 vjeç (49,6%). Në grup-sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, 51,3% e humbjeve të jetës i përket grup-moshës mbi 80 vjeç.

LEXO EDHE: Shqipëria në zonën e kuqe për sëmundjet e zemrës/ Fund ankthit dhe sakrificave financiare me “Jetë Plus”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat