17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje shiu, shtrëngata dhe breshër, ja si ndryshon moti sot

Reshje shiu, shtrëngata dhe breshër, ja si ndryshon moti sot

Ditën e sotme Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira.

Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 31°C

në zonat e ulëta 20 deri 35°C

në zonat bregdetare 23 deri 35°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat