2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 58,400 dëme në 5 muaj/ Në Maqedoninë e Veriut dominojnë dëmshpërblimet...

Mbi 58,400 dëme në 5 muaj/ Në Maqedoninë e Veriut dominojnë dëmshpërblimet në sigurimet e shëndetit dhe KASKO. Ja shuma e paguar

Vlera e dëmeve të paguara për sigurimet private të shëndeti gjatë 5 muajve të parë të vitit në Maqedoninë e Veriut është rritur me 28,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pagesat për Sigurimet KASKO u rritën me 26%, ndërsa ompanitë e sigurimit jo-jetë kanë paguar në total mbi 58,400 dëme në pesë muaj.

Shuma e përgjithshme e dëmshpërblimit, sipas Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare (AMS), arrin në 324,4 milionë denarë ose 5,3 milionë euro.

Nëse e krahasojmë me 5 muajt e parë të vitit 2023, kompanitë kanë paguar 1.2 milionë euro më shumë para për shpenzimet mjekësore të mbuluara nga paketat e sigurimit.

Sigurimi shëndetësor privat është produkti më i popullarizuar i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, kjo edhe për faktin se shumë biznese po e përdorin gjithmonë e më shumë si benefit për punonjësit e tyre.

Në pesë muajt e parë, vlera e dëmeve të paguara për të gjitha klasat e sigurimit jo-jetë arriti në 1,95 miliardë denarë (31,7 milionë euro). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vlera e dëmeve të paguara është gati 2 milionë euro më e lartë.

Rritja më e lartë në përqindje për dëmet e paguara nga sigurimet i përkasin produktit “Shëndeti në Udhëtim”.

Për pesë muajt e parë, siguruesit kanë paguar 42,9 milionë denarë (700.000 euro). 40% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pas sigurimit shëndetësor privat, nga klasat vullnetare, dëmshpërblimi më i madh i takon Sigurimit KASKO me 303,5 milionë denarë (4,9 milionë euro), 26% më shumë se një vit më parë.

Më shumë informacion rreth tregut të sigurimeve në Maqedoninë e Veriut klikoni KËTU.

LEXO EDHE: Tregu i Sigurimeve/ “UNIQA Macedonia” ndjek trendet dhe parashikimet botërore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat