1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPanairi i Parë Ndërkombëtar i Pasurive të Paluajtshme/ Pse investimi juaj duhet...

Panairi i Parë Ndërkombëtar i Pasurive të Paluajtshme/ Pse investimi juaj duhet mbrojtur me SIGAL UNIQA

Kthimi i vëmendjes si kurrë më parë në tregun e pasurive të paluajtshme ka bërë që ky sektor në Shqipëri të tërheqë gjithnjë e më shumë të huaj të investojnë.

Kjo tendencë në rritje e bën akoma më të domosdosshme Sigurimin e Pronës dhe çdo investimi tjetër, ndërsa për këtë qëllim, kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA ishte pjesëmarrëse në panairin e parë zhvilluar në Shqipëri, dedikuar pasurive të paluajtshme.

Përfaqësuesit e kompanisë prezantuan tek pjesëmarrësit, individë apo biznese, produktet e sigurimit që kjo kompani ofron, një garanci më shumë për pronën apo çdo investim tuajin.

Çdo pasuri që kemi ndërtuar me shumë mund është vazhdimisht e ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha financiare. Shpeshherë edhe të papërballueshme. Ndaj duhet ti kushtojmë vëmendjen e duhur instrumenteve të mbrojtjes.

Dhe mënyra më efikase për kompensimin financiar në rast dëmi është Sigurimi i Pronës.

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë siguron pronën nga humbjet, dëmtimet ose shkatërrimet në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e zjarrit, tërmetit, përmbytjet, rrufesë, stuhisë, etj.

Sigurimi nga vjedhja garanton dëmshpërblim për sendet e vjedhura të listuara në kontratën e sigurimit.

Sigurimi i Pronës së Biznesit ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre si pasojë e zjarrit apo rreziqeve të tjera duke përfshirë godinën, pajisjet, inventarin dhe asete të tjera.

Sigurimi i ndërprerjes së biznesit mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga zjarri apo rreziqet shtesë, duke garantuar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Në të njëjtën kohë ju mund të siguroheni edhe për dëmet që u shkaktohen edhe palëve të treta, përmes Sigurimit të Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta, duke deleguar përgjegjësinë financiare të dëmit tek SIGAL UNIQA.

Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë me një kosto që nuk tejkalon 1 euro për m2.

Përse prona i duhet besuar SIGAL UNIQA-s?

SIGAL UNIQA është jo vetëm kompania lider në Shqipëri por edhe promotore e risive dhe inovacioneve. Ajo është gjithashtu kompania që ofron mbi 50 produkte sigurimi.

SIGAL UNIQA ka 25 vite që operon në tregun e sigurimeve dhe ndër pikat më të forta mund të citojmë:

– 1.2 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

– Mbi 1 milionë Kontrata sigurimi

– Vlerësim me “A” nga “Standard & Poors”

– Risigurim i portofolit me risiguruesit më të mëdhenj në botë si: “AIG”, “LLOYDS”, “SWISS RE”, “MUNICH RE”, “HANNOVER RE”, “ZURICH RE”, “UNIQA RE” Etj”.

Prona është një ndër investimet madhore të çdokujt ndaj për sigurinë e saj duhet menduar përgjatë gjithë vitit.

Mbroni investimin tuaj me SIGAL UNIQA, besojini kompanisë nr.1 të sigurimeve 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat