1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti përgjatë fundjavës, si ndryshojnë temperaturat

Moti përgjatë fundjavës, si ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për fundjavën.

Sipas tij, pritet që ditën e sotme të ketë vranësira të shpeshta, ndërsa në pjesën e dytë të ditës herë pas herë mund të krijohen kushte për reshje shiu.

Mëngjesin i sotëm ka sjellë vranësira të shpeshta në territor të cilat më të dukshme kanë qenë gjatë shtrirjes lindore duke bërë që herë të here të krijohen kushte për reshje. Në pjesën e dytë të ditës kemi përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat do të kenë rënie të ndjeshme. Mëngjesi ka regjistruar vlerën 9 gradë celsius në zonat malore. Ndërsa maksimumet do të jenë 27-28 gradë në Gjirokastër dhe në Berat.

Të shtunën do të ketë mbizotërim të motit të qëndrueshëm me intervale të gjata, nuk priten reshje. Temperaturat  e ajrit do të kenë rënie. Ndërsa maksimumet në rang territori të jenë në 30 gradë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta.

E shtuna dhe e diela do të sjellë rritjen e temperaturave të ajrit për vendet e rajonit. Të dielën në Kosovë do të jenë deri në 24 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të jenë deri në 30 gradë celsius në Shkup”.

LEXO EDHEFundjavë me familjen apo miqtë për 7 palë qejfe/ “AutoSOS”, të mos shqetësohesh për asnjë të papritur në rrugë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat