Nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë –
Shtëpia është padyshim ndër gjërat më të rëndësishme në jetët tona. Përveç se një investim i rëndësishëm financiar, ajo është edhe foleja jonë familjare.
Por teksa vera ka trokitur dhe temperaturat parashikohen të jetë shumë të larta, nuk duhet të harrojmë një kërcënim potencial që e kërcënon atë, ZJARRIN.
Imagjinoni nëse shtëpia juaj merr flakë. Jo vetëm që do të humbisni atë, por gjithashtu do të rëndoheni financiarisht dhe emocionalisht.
Prandaj, ne këshillojmë që çdo banesë të ketë sigurimin e duhur në mënyrë që kur të ndodhë diçka e papritur apo aksidentale të mos mendojmë se ku do ti gjejmë paratë për rikuperimin e saj.
Sigurisht, Sigurimi i Shtëpisë nuk ju mbron vetëm nga zjarri por edhe nga rreziqe të tjera si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Mbrojtja e shtëpisë tuaj fillon me sigurimin e duhur
Gjetja e mbulimit të duhur mund të duket e vështirë, sidomos kur nuk ke njohuritë e duhura. Prandaj, kontakti me specialistët e kompanive të sigurimit, do t’ju ndihmojë shumë pasi ata i bëjnë gjërat më të thjeshta duke krijuar për ju një plan sigurimi të përshtatshëm.
Çdo shtëpi është e ndryshme ndaj dhe mbulimi duhet të jetë gjithashtu i ndryshëm.
Por mos neglizhoni edhe një element tjetër po kaq të rëndësishëm, “Sigurimi i përgjegjësive të palëve të treta”.
Duke patur këtë sigurim, ju mund të qëndroni të qetë ose të shkoni me pushime pa e kthyer kokës pas. Edhe nëse prona e fqinjit dëmtohet si pasojë e një ngjarjeje që nis nga e juaja, jeni sërish të mbrojtur financiarisht.
Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?
Sigurimi i Shtëpisë në Shqipëri kushton shumë pak. Ai nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose më pak se një kafe në ditë.
Siguroni Shtëpinë, Siguroni të Ardhmen Tuaj!
LEXO EDHE: Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?