Kombëtarja shqiptare regjistroi fitoren e dytë në miqësoren para Europianit.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinho, triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Azerbajxhanit.
Bajrami 12′, Manaj 81′, Laçi 88’/ Gurbanli 90′
Një test i rëndësishëm për Shqipërinë, për shkak të lojës shumë të mirë nga azerët.
Bajrami zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Manaj në minutën e 82-të dhe Laçi në minutën e 88-të. Golin e vetëm për Azerbajxhanin e realizoi Gurbanli në minutën e 90-të.
Kjo ishte miqësorja e fundit para Europianit, aty ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
LEXO EDHE: A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë