-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdërtimet në Tiranë i rikthehen rritjes në 3-mujorin e parë

Ndërtimet në Tiranë i rikthehen rritjes në 3-mujorin e parë

Pas një ngadalësimi në vitin 2023, ndërtimet në Tiranë kanë marrë një tjetër vrull.

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka shënuar rritje në tre muajt e parë të vitit.

Për periudhën janar- mars 2024 janë dhënë gjithsej leje ndërtimi me një sipërfaqe prej 232 mijë metra katror, me një rritje prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithsesi, sipërfaqja e lejeve mbetet shumë më e ulët se 3-mujori i parë 2022, kur u shënua një rekord lejësh prej një sipërfaqeje prej 800 mijë metra katror.

Po sipas INSTAT, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e parë në kryeqytet ishte 9.1 miliardë lekë, ose rreth 90 milionë euro, me rritje prej 39% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE: Turizmi dhe blerja e apartamenteve/ Qyetarët dhe bizneset, më shumë kredi në prill

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat