14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNumrat që kanë zgjedhur futbollistët e Kombëtares për Euro 2024

Numrat që kanë zgjedhur futbollistët e Kombëtares për Euro 2024

Numrat që futbollistët mbajnë në fanela janë identifikues dhe në të shumtën e rasteve përcaktojnë rolin në fushë.

Por shumë lojtarë janë supersticiozë dhe numrat që “veshin” kanë të bëjnë me data të shënuara në jetën e tyre.

Por në Euro 2024, lojtarët mund të zgjedhin numrat nga 1 deri në 26, aq sa është numri maksimal në listat që do të dorëzohen në UEFA para nisjes së kompeticionit.

Por cilët janë numrat që kanë zgjedhur futbollistët e kombëtares për finalet e Kampionatit Europian?

Pjesa më e madhe e lojtarëve që janë konstant në formacion nuk kanë ndryshuar numrat.

Kështu, Berisha dhe Strakosha do mbajnë përkatësisht numrat 1 dhe 23.

Gjimshiti nuk heq dorë nga 6-ta, Hysaj nga 4-ra, Ismjali nga 18-ta, apo Mitaj nga 3-shi.

Nuk ndryshojnë as titullarët e zakonshëm të mesfushës, ku Asllani luan me 21-shin ashtu si tek Inter, Ramadani me 20-ën si te Leçe dhe Bajrami me numrin 10-të.

Por interesante janë zgjedhjet e prurjeve të reja të Silvinjos në listën e Euro 2024.

Broja do të luajë me numrin 11-të, që ka qenë pronë e Uzunit deri parpara zgjedhjes së fundit të Silvinjos.

Rei Manaj do të luajë me 7-ën, që është e lirë pas lënies jashtë të Kejdi Bare. Abrashi kthehet te 22-shi që ka mbajtur gjithmonë me ngjyrat kuqezi.

Medon Berisha ka marrë 16-ën e të përjashtuarit të madh Cikalleshi, , ndërsa Arbër Hoxha do mbajë në fanelë numrin 26-të.

Dy të rikthyerit e tjerë, Kumbulla dhe Aliji do të luajnë përkatësisht me numrat 24 dhe 25.

LEXO EDHE: “Shqiponjat kuqezi” nisin përgatitjet për “Euro 2024”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat