10.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet3-mujori i parë 2024, rritet me afro 30% kredia konsumatore

3-mujori i parë 2024, rritet me afro 30% kredia konsumatore

Kredia konsumatore e ka nisur me rritje vitin 2024.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit, kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar arriti vlerën e 9.1 miliardë lekëve, në rritje me gati 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit mars kapi vlerën e 72.2 miliardë lekëve, rritje vjetore prej 17%, përcjell “Monitor”.

Rritja e kredisë konsumatore është një tregues i mëtejshëm i një ecurie pozitive të kreditimit të individëve, e mbështetur nga tendenca e mirë e ekonomisë dhe nga normat relativisht të ulëta të interesit, krahasuar me ekonomitë e tjera.

Edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave.

Në segmentin kryesor të kredisë për individë, atë për blerjen e banesës, rritja po vazhdon edhe në 3-mujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë periudhës janar-mars 2024, sektori bankar disbursoi gjithsej 13 miliardë lekë kredi të reja për blerje banesash, në rritje me 6.5% krahasuar me një vit më parë.

LEXO EDHE: Kredia për shtëpi/ Ç’ndodh në rast mospagimi kësti, mungesës së kolateralit apo kur kredimarrësi ndërron jetë?

Për të gjithë tremujorin e parë, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti vlerën e 82.8 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 30% krahasuar me tremujorin e parë të 2023.

Sipas të dhënave, kontributin kryesor në rritje vazhdon ta japë kredia në lekë, që për tremujorin e parë të vitit pothuajse është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat