Nga Edvin Prifti –
Një studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative të tumoreve si dhe vdekshmërinë prej tyre në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Autorët evidentojnë që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik alfa dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve të ndryshme.
Pas lajmit që vaksina astrazeneka u tërhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore të tjera dhe të reja. Mesa duket dogmat duhet të rishikohen dhe analizohen.
Studimet te tjera duhet të evidentojnë keto rezultate për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësitë.
Shkenca nuk ka teori konspirative sicc kam dëgjuar këto kohë, ajo thjesht mbart të vërtetën dhe bashke me të edhe martirët e heshtur të saj. Shkenca dhe e vërteta ka vetëm një problem, atë mund ta shtypesh për njëfare kohe, mund edhe t’a fshehësh por kurrë nuk mund ta tjetërsosh pasi shkenca dhe e vërteta është drita.
Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithshka për të shpëtuar jetën e tij nga Inkuizicioni i Torquemades tha për Tokën: Eppur si muove – Ajo paska lëviz duke iu drejtuar planetit Tokë.
Kujdes, inkuizicionet ndërtohen për të shkatërruar të vërtetën dhe mbi të, të ndërtojnë skllavërinë dhe humbjen e lirisë.
LEXO EDHE: Një akt dashurie për jetën dhe shëndetin/ Pse nevojitet “Sigurimi anti-Tumor”