15.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“The Independent”: Shqipëria, destinacioni i duhur për pushime mesdhetare

“The Independent”: Shqipëria, destinacioni i duhur për pushime mesdhetare

Media britanike “The Independent” e konsideron Shqipërinë si një destinacion i bukur për pushime mesdhetare.

Është një vend i mrekullueshëm“, shprehet Sebastian Ebel, drejtori i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë ‘TUI’.

Unë jam një tifoz i madh i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë. Është në axhendën tonë ta shikojmë atë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje”, thotë ai.

Ebel zbuloi se 10 vjet më parë, kur iu bashkua bordit ekzekutiv në TUI, kishte kërkuar për të përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve më të mira për pushime.

“Unë nuk mund t’i bindja njerëzit të investonin atje atëherë”.

Aktualisht i vetmi operacion i ‘TUI’ në Shqipëri është një fluturim dy herë në javë nga Brukseli në Tiranë, në krahasime linjat loë cost, si ‘Ryanair’ dhe ‘Wizz Air’ që kanë secili nga tre fluturime ditore për në Tiranë nga qendrat e tyre në Londër.

Ryanair gjithashtu fluturon nga Birmingham, Bristol, Manchester dhe Edinburgh për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Disa nga turistët anglezë që kanë vizituan Tiranën dhe Durrësit, u shprehën se ishin “5 ditë mahnitëse”.

Për median britanike ata vlerësuan plazhin e pastër, kuzhinë tradicionale shqiptare dhe mikpritjen.

“Ne do të kthehemi patjetër në Shqipëri”.

Nga të gjitha vendet e Evropës Lindore, Shqipëria duroi periudhën më të gjatë dhe më shtypëse nën komunizmin shtetëror në pjesën e fundit të shekullit të XX. Pothuajse asnjë turist nuk u lejua të vizitonte gjatë diktaturës së Enver Hoxhës .

Sot ky vend synon të kthehet në një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët, me 20 milionë të tillë deri në 2030.

LEXO EDHEMirë se vini në Atdhe! Emigrantë, si të shijoni plotësisht pushimet tuaja në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat