Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në një shkollë private në zonën e Farkës në Tiranë.
Një nxënëse 10-vjeçare është pickuar nga gjarpri dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.