0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNis procedura për nëndrejtor ekzekutiv të AMF/ Ja afati për dorëzimin e...

Nis procedura për nëndrejtor ekzekutiv të AMF/ Ja afati për dorëzimin e dokumentacionit

Ministria e Financave ka nisur procedurat për përzgjedhjen e një anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që do të mbajë edhe funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv.

Ndër kriteret që duhen plotësuar janë të ketë kryer arsimin e lartë ekonomik, juridik, ose të lidhur me shkencën e aktuarëve.

Gjithashtu, kandidati duket të ketë përvojë pune 7-vjeçare, nga e cila të paktën 5 vjet në njërën nga këto fusha ose disa prej tyre të marra së bashku: Financë-kontabilitet; Administrim i shoqërive tregtare; Këshillim ligjor i shoqërive tregtare; Hartim legjislacioni; Shkencë e aktuarëve; Sigurime shoqërore dhe pensione.

Afati i dorëzimit të aplikimit dhe dokumenteve është deri më datë 27.05.2024, ora 14:00.

Sipas procedurës dhe përcaktimeve ligjore, kandidati i përzgjedhur do t’i propozohet nga Ministri i Financave, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për emërim.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është organi më i lartë drejtues dhe vendimmarrës. Bordi është një organ kolegjial i përbërë nga 5 anëtarë, dy prej të cilëve, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Nëndrejtori Ekzekutiv janë anëtarë ekzekutivë me kohë të plotë, ndërsa Kryetari dhe dy anëtarë të tjerë janë anëtarë joekzekutivë.

Mandati i çdo anëtari Bordi është 5 vjet. Anëtarët e Bordit emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë sipas një procedure të përcaktuar në ligj.

LEXO EDHEE zyrtarizon edhe Parlamenti/ Mimoza Kaçi, drejtuesja e re e AMF

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat