0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë, por...

Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë, por jetojmë më ngushtë

Shqiptarët rezultojnë që janë vendi i dytë në Europë, pas Maqedonisë së Veriut për pronësinë e një apartamenti.

Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara nga Euronews Business, 94.8% e shqiptarëve jetonin në shtëpitë e tyre në vitin 2021 dhe pjesa tjetër me qira.

Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja europiane, ku mesatarisht 70% kanë shtëpitë e tyre. Në Europa na e kalon me një diferencë të vogël Maqedonia e Veriut (96.3%).

Por, ndonëse janë pronarë, në familjet shqiptare mungon hapësira, teksa individi nuk ka as një dhomë në dispozicion.

Numri mesatar i dhomave për një individ është 0.9, më i ulëti në Europë, së bashku me Malin e Zi, nga 1.6 që është mesatarja e Bashkimit Europian. Pak hapësirë, ndonëse janë pronarë kanë dhe fqinjët në Maqedoninë e Veriut me një dhomë për individ.

Strehimi në Europë: Si krahasohen normat e pronësisë dhe qirave

Zvicra dhe Gjermania, kanë norma të larta qiramarrjeje, me më shumë se gjysmën e popullsisë së tyre, që marrin shtëpi me qira. Anasjelltas, vendet e Ballkanit, tregojnë norma më të larta të pronësisë së shtëpive, megjithëse shumë shtëpi janë të mbipopulluara.

Kriza e strehimit, është një shqetësim në rritje në të gjithë Europën, e karakterizuar nga mungesa dhe rritja e qirave. Përafërsisht 70% e banorëve të BE-së, i zotërojnë shtëpitë e tyre, ndërsa pjesa tjetër, 30%, i marrin me qira. Rreth 17% e popullsisë së BE-sëm jeton në kushte të mbipopullimit të shtëpive.

Në Europë, peizazhi i banesave është i larmishëm, me një ndarje të konsiderueshme, midis pronarëve të shtëpive dhe qiramarrësve. Në tetë nga 36 vendet europiane, më shumë se 90% e popullsisë, jetonte në shtëpitë e tyre në vitin 2022, sipas Eurostat.

Mbi gjysma e popullsisë merr me qira në Gjermani dhe Zvicër

Në Gjermani, përqindja e qiramarrësve tejkaloi 50% në vitin 2022, duke e bërë atë të vetmin vend midis vendeve të BE-së. Zvicra, duke u bazuar në të dhënat e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Mbretëria e Bashkuar dhe vendet kandidate, kishte përqindjen më të lartë të qiramarrësve, me 57.7%.

Pronësia e shtëpive është më e lartë në vendet e Ballkanit

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Rumania, ‘krenohen’ me norma pronësie mbi 95%. Me përjashtim të Turqisë, shkalla e pronësisë së banesave, ishte më e lartë në vendet e Ballkanit – një prirje që shtrihet në Hungari, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi.

Në të kundërt, vende si Austria, Turqia, Danimarka, Franca, Suedia dhe Britania e Madhe, bien nën normën mesatare të BE-së për pronësinë e shtëpive, prej 69.1%.

Spanja dhe Italia, kishin normat më të larta, me tre në çdo katër banorë, që jetonin në shtëpitë e tyre.

A keni dhoma të mjaftueshme në shtëpinë tuaj?

Cilësia e banesave është kritike. OECD thekson se shtëpitë e mbipopulluara, ku jetojnë shumë pjestarë familje në një sipërfaqe të kifizuar, ndikojnë negativisht shëndetin, veçanërisht për fëmijët. Numri mesatar i dhomave për person, dhe shkalla e mbipopullimit, janë tregues kryesorë të cilësisë së banesave.

Në vitin 2022, numri mesatar i dhomave për person në BE, ishte 1.6, duke filluar nga 2.3 dhoma në Maltë, në 1.1 dhoma në Poloni, Rumani dhe Sllovaki.

Dhoma mesatare për person, ishte më e ulët në vendet kandidate në Ballkan, duke u korreluar me norma më të larta të mbipopullimit. Pavarësisht niveleve të larta të pronësisë në vendet e Ballkanit, mbipopullimi mbetet problem në këto rajone.

Të paktën gjysma e popullsisë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi, jeton në shtëpi të mbipopulluara. Shkalla e mbipopullimit, ishte 16.8% në BE.

Ndër vendet e BE-së, normat më të larta të mbipopullimit, u vërejtën në Letoni (41.7%), Rumani (40.5%) dhe Bullgari (36.2%), ndërsa më të ulëtat ishin në Qipro (2.2%), Maltë (2.8%) dhe Holandë (2.9%). /Euronews

LEXO EDHEPse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat