-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKërkesa për kredi u rrit, bankat miratuan gati 80% të aplikimeve në...

Kërkesa për kredi u rrit, bankat miratuan gati 80% të aplikimeve në 6-mujorin e dytë 2023

Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit në gjysmën e dytë ët vitit të kaluar.

Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2023 (periudha 1 korrik – 31 dhjetor 2023), bankat raportojnë se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67,352 aplikime për kredi, në rritje me 3.6% krahasuar me

gjashtëmujorin e kaluar dhe me 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga numri total i aplikimeve, 91% e tyre u takonin individëve, ndërsa 9% bizneseve (4% ndërmarrjeve të mëdha dhe 5% ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme).

Shpërndarja e aplikimeve për kredi është zhvendosur disi në favor të bizneseve, si krahasuar me gjysmën e parë të vitit, ashtu në krahasim me të gjysmën e dytë të vitit 2022.

Krahasuar me një vit më parë, rritja e aplikimeve ka ardhur kryesisht nga kategoria e ndërmarrjeve të mëdha, me rritje me 19.5% dhe nga individët, në rritje me 4.5%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2023, kredia e re arriti vlerën rekord të pothuajse 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022.

Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 21% e tyre janë refuzuar nga bankat. Kjo normë ishte 1.7 pikë përqindje më e ulët se gjashtë muaj më parë, por pak më e lartë, me 0.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Rënia e refuzimeve të bankave në gjysmën e dytë të vitit 2023 është shtrirë në të tre kategoritë e klientëve, por ishte më e theksuar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha.

Norma e refuzimit ka qenë në rënie për bankat me kapital vendas dhe të huaj, veçanërisht në drejtim të segmentit të ndërmarrjeve të mëdha. Vihet re se gjatë periudhës, të dy grupet bankare kanë shfaqur prirje lehtësuese ndaj kërkesave për kredi të ndërmarrjeve të mëdha, duke refuzuar vetëm 4% të aplikimeve të tyre në rastin e bankave të huaja, dhe 3% në rastin e bankave me kapital vendas. Në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të dy grupet e

bankave kanë qenë gjithashtu më pranuese, duke refuzuar vetëm 6% të kërkesave të tyre për kredi. Përsa i përket segmentit të individëve, të dy grupet kanë vijuar të kenë qëndrime të kundërta, por me prirje lehtësuese në rastin e bankave të huaja. Kështu, bankat vendase kanë refuzuar vetëm 6% të aplikimeve të individëve, duke mbetur në të njëjtin nivel me

periudhën e kaluar, ndërsa bankat e huaja kanë refuzuar rreth 28% të aplikimeve, duke shënuar një rënie me 2 pikë përqindjeje krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

Nga analiza e Bankës së Shqipërisë arrihet në përfundimin se ecuria e aplikimeve të shqyrtuara nga bankat gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023, tregojnë për një rritje me bazë të gjerë të kërkesës për kredi, si nga sektori i individëve ashtu edhe nga ai i ndërmarrjeve, por edhe një qëndrim disi më lehtësues të kredidhënies nga ana e bankave.

LEXO EDHE: Janar-Shkurt, 7.4 mld lekë kredi për blerje shtëpie/ Çfarë duhet të dini para një veprimi kaq të rëndësishëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat