Në disa qytete të Turqisë, autoritetet civile po marrin masa për pajisjen me kontejnerë, në kuadër të masave paraprake të marra për t’i bërë ballë ndonjë lëkundjeje të mundshme tërmeti në këto zona.
Në disa qytete të Turqisë, autoritetet civile po marrin masa për pajisjen me kontejnerë, në kuadër të masave paraprake të marra për t’i bërë ballë ndonjë lëkundjeje të mundshme tërmeti në këto zona.
Sipas mediave turke, kjo masë është marrë pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme të autoriteteve dhe ekspertëve të tërmeteve, sipas të cilëve, e gjithë Turqia, por disa qytete në veçanti rrezikohen nga lëkundje të forta tërmeti.
Shumë ndërtesa publike dhe shkolla janë evakuuar.
Guvernatori i Hakkari ka përcaktuar zonat e kontejnerëve në qendër të qytetit, përkatësisht në zonat e Yuksekova dhe Şemdinli për shkak të vendndodhjes së tyre në zonën e tërmetit të shkallës së parë dhe ka dhënë trajnime për kërkim-shpëtim për 650 persona, përfshirë policinë dhe xhandarmërinë, deri më tani.
Në kuadër të përgatitjeve të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, 2800 tenda u lanë në magazinat në qendër të qytetit Hakkari dhe në Yuksekova, ndërsa 200 kontejnerët e parë të sjellë me kamionë u lanë në zonën e caktuar me vinça në rrethin e Şemdinli.
Portal informativ mbi ngjarjet e sigurimit në Shqipëri, rajon, dhe botë.
Na Kontakto: [email protected]
© Sigurime.online | Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.