-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBlerjet në internet dhe krimet kibernetike / Policia: Mënyrat e sigurisë gjatë...

Blerjet në internet dhe krimet kibernetike / Policia: Mënyrat e sigurisë gjatë transaksioneve online

Policia e Shtetit njofton se Shqipëria mori pjesë në një tjetër operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike ku morën pjesë autoritetet e zbatimit të ligjit në: Austri, Belgjikë, Kolumbi, Kroaci, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Gjeorgji, Holandë, Maqedoni e Veriut, Poloni, Portugali, Slloveni, Sllovaki, Spanjë, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetura edhe nga Këshilli i Rrezikut të Tregtarëve, duke zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë, nga data 1 deri në datën 31 tetor, si pjesë e Veprimit të Tregtisë Elektronike 2021.

Sipas informacionit Modus operandi i kësaj veprimtarie kriminale përfshinte përdorimin e disa aplikacioneve në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme dhe si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione.

Sipas njoftimit qëllimi i fushatës është të bëjë tregtinë elektronike më të sigurt, duke promovuar metoda të sigurta blerjeje në internet dhe duke ndihmuar tregtarët e rinj të hapin dyqanin e tyre të parë në rrjet, duke shmangur rrezikun e sulmeve kibernetike dhe Policia e Shtetit kërkon prej qytetareve që të bëjnë kujdes duke zbatuar disa rregulla të thjeshta, por të domosdoshme për sigurinë e tyre në rrjet.

Ja se si të mbroheni kur shisni produkte në rrjet nga mashtruesit në internet:

– Sigurohuni që të gjithë punonjësit tuaj të jenë të vetëdijshëm për çështjet e mashtrimit që prekin dyqanet në rrjet;

– Qëndroni të përditësuar mbi llojet e mashtrimeve të pagesave në rrjet që prekin këto lloj biznesesh dhe sigurohuni që të keni mjetet në dispozicion për t’i parandaluar ato. Institucionet e sigurisë, por dhe bankat me të cilat bashkëpunoni do të kenë detaje mbi llojet e mashtrimit të pagesave në rrjet. Kontaktojini!

– Njihini klientët tuaj, në mënyrë që të jeni në gjendje të verifikoni pagesat e tyre.

Këshilla për blerësit në internet:

– Asnjëherë mos dërgoni me e-mail numrin e kartës suaj, PIN-in ose ndonjë informacion tjetër të kartës;

– Asnjëherë mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni;

– Ruani gjithmonë të gjitha dokumentet që lidhen me blerjet tuaja në rrjet;

– Nëse nuk po blini asgjë, mos i paraqitni të dhënat e kartës suaj;

Lexo edhe: 4 mënyrat se si Sigurimi Cyber mund të mbrojë biznesin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat