2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDigjet dyqani në Gjirokastër/ Mbrojeni mundin tuaj duke u siguruar

Digjet dyqani në Gjirokastër/ Mbrojeni mundin tuaj duke u siguruar

Një mjedis i përshtatur si njësi tregtimi në katin e parë të një pallati në Gjirokastër ka marrë flakë duke rrezikuar të përhapet në apartamentet e tjera të banimit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 duke u gdhirë dita e sotme, në zonën e lagjes “11 Janari”.

Fillimisht zjarri u shfaq në katin e parë të pallatit në një banesë të përshtatur për dyqan, duke përfshirë orenditë shtëpiake.

Tymi dhe flaka shkaktuan panik tek banorët e pallatit që kërkuan ndihmën e zjarrfikësve.

Efektivët zjarrfikës së bashku me një automjet ndërhynë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur evitimin e përhapjes së flakëve të zjarrit në pjesën tjetër të pallatit.

Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Sigurimi i Pronës së Biznesit

Drejtimi i një biznesi përfshin rreziqe dhe pasiguri të ndryshme.

Të kesh mbulim sigurimi për zjarrin ofron si fillim qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm.

Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.

Mbulimi: Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht mbulon dëmet e shkaktuara nga zjarri, tymi, shpërthimet dhe rreziqet përkatëse. Mund të përfshijë gjithashtu mbulim për rreziqe shtesë si goditje rrufeje dhe disa incidente të lidhura me motin.

  • Zjarri;
  • Rrufeja;
  • Eksplozioni;
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart;
  • Tërmeti;
  • Breshëri;
  • Përmbytja;
  • Stuhia

Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.

Sigurim do të thotë pavarësi dhe dinjitet

Si qytetarë, ne duhet të kthehemi tek përgjegjësia individuale dhe të marrim masa për të ruajtur sigurinë tonë financiare. Është koha për të hequr dorë nga mentaliteti i vjetër komunist dhe të kërkojmë zgjidhje në rrugë individuale dhe në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve, siç bëhet në shoqëritë e zhvilluara.

Duke vepruar kështu, ne do të jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, të cilët nuk janë të detyruar të mbështeten në ndihmën e shtetit për çdo problem.

Duke patur një policë sigurimi, ne krijojmë për veten një mjedis të sigurt dhe dinjitoz, pa u varur nga ndihma e shtetit për rikuperimin e dëmit në raste të emergjencave.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

Ose blijeni Online në pak minuta në www.sigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat