1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë shumë makina, por nuk heqim dorë nga nafta/ Në 3 muaj...

Më shumë makina, por nuk heqim dorë nga nafta/ Në 3 muaj u regjistruan 21,000 mjete

Më shumë se 21 mijë mjete u regjistruan për herë të parë në Shqipëri, vetëm për tre muajt e parë të vitit 2023, duke e çuar në 880.153 numrin e mjeteve aktive në vend.

Më shumë se gjysma e tyre janë prodhim 9-15 vjeçar dhe rreth 12% deri në 4 vite. Tranzicioni i mjeteve të qarkullimit në vend, ka qenë i shpejtë, ku në pak vite, ato të vjetra, +10 vite prodhim janë reduktuar në masë. Paralelisht, mjetet e reja, 0-4 vite prodhimi vetëm shtohen.

Origjina e këtyre mjeteve është Gjermania, Italia dhe Koreja e Jugut, e cila po konkurron fort tregun e importit të makinave dhe nga ku erdhën mbi 3.400 makina.

Shifrat tregojnë se qarkullimi “green” është ende larg. Mjetet e reja që hynë në Shqipëri janë me naftë, benzinë apo gaz në masën më të madhe. Vetëm 632 janë elektrike. Gjithsesi rritja është e dukshme nga një vit më parë.

Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, rreth 18 mijë nga këto mjete janë makina, pjesa tjetër motorë, kamionë, mjete të mëdha transporti etj.

Pothuajse 9 mijë i përkasin qytetit të Tiranës dhe 3.3 mijë Durrësit.

LEXO EDHE: Të mbrojtur përballë çdo rreziku/ Pse makina juaj ka nevojë për KASKO

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat