Eleganca, teknologjia e avancuar, performanca në drejtim dhe fortësia e kanë bërë marken Toyota automjetin nr.1 më të shitur në mbarë botën.
Shitjet globale për gjysmën e parë të vitit 2021 kanë qenë në mbi 5 milionë automjete duke shënuar kështu një rritje prej 32.7% krahasuar me një vit më parë.
Dhe një brand kaq i suksesshëm nuk mund të mungonte as në vendin tonë.
Gjigandi japonez i automjeteve vjen në vendin tonë përmes kompanisë “Toyota Albana – Alto Sh.p.k.”, përfaqësues zyrtar i vetëm për Shqipërinë .
“Filozofia jonë bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve Test Drive,asistenca pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur dhe mbi të gjitha Alto Sh.p.k. është e vetmja kompani ne Shqiperi qe ofron automjete me garancine 10 vjet”, shprehet z.Demneri.
Por cilat janë mundësitë e blerjes?
“Alto Sh.p.k. – Toyota Albania” bashkëpunon me të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare që operojnë në Republikën e Shqipërisë.Kjo u jep mundësinë klientëve të kenë gjithmonë një automjet të ri duke paguar përmes ofertave financiare,të personalizuara sipas profilit, apo kërkesave specifike të tyre.
Alto sh.p.k. i ofron të gjithë klientëve të saj të cilët kanë një automjet Toyota vlerësimin maksimal për automjetin e përdorur që ata kanë ,duke i ofruar mundësinë ta zëvendësojnë atë me një automjet të ri.”, thekson Demneri.
Servisi i autorizuar Toyota
Demneri: “Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe një nga pjesët më të rëndësishme të ofertës tonë për konsumatorin shqiptar.”Servis i autorizuar”Toyota, cka do të thotë që në servisin tonë konsumatorit i ofrohet i njëjti shërbim dhe cilësi shërbimi si në çdo pikë tjetër Toyota në Europë.
Përveç çdo servisi të specializuar mekanik, xhenerik, elektrik, kontroll me banko provë, servis i plotë për lyerje, ku zëvendësimi i pjesëve të konsumuara bëhet vetëm me pjesë origjinale, pranë servisit tonë do të merrni shërbim të specializuar dhe për diagnostifikimin e gjendjes së baterisë hybride.
Jemi i vetmi servis ku për automjete nën 10 vite të përdorura dhe deri në 185.000 km ofrojmë per automjetin 1 vit garanci shtese nese kryheni shërbimin tek ne”.
Toyota ka menduar gjithçka për të sjellë tek klienti makinën më të mirë ndaj mos nguroni: ejani për një vizitë në sallonin e “Alto Sh.p.k. – Toyota Albania” dhe shihni nga afër modelet më të reja të gjigandit aziatik.
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës Km 5
Web: www.toyotaalbania.al
Cel: +355 69 20 81 552