Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ku një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident janë plagosur lehtë tre pasagjerët që udhëtonin në automjetin që drejtonte 19-vjeari G.D.
Një prej pasagjerëve është në moshën 18 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë në moshën 17 vjeç dhe po marrin mjekim në spitalin e Kurbinit.
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit“, njofton policia.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
LEXO EDHE: Aksidentet automobilistike/ Si të marrim shpejt dhe të plotë dëmshpërblimin