Anticikloni Afrikan po rikthehet drejt Europës perëndimore ku presim përmirësim të kushteve atmosferike.
Ditën e sotme, moti në Shqipëri do të jetë me mjegull dhe vranësira në mëngjes në verilindje, diell në zonën perëndimore.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/12°C
– Zonat e ulëta 7/17°C
– Zonat bregdetare 10/18°C