Detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë.
Sipas informacioneve paraprake një automjet, që dyshohet të jetë autobot, ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë.
Mësohet se shofer në mjet ka qenë një 31-vjeçar nga Ukraina, i cili ka humbur jetën.
LEXO EDHE: Këmbanë alarmi/ 162 aksidente rrugore dhe 229 persona të aksidentuar vetëm në janar
“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.