-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPo krasiste pemët, humb jetën punonjësi i bashkisë Peqin

Po krasiste pemët, humb jetën punonjësi i bashkisë Peqin

Një punonjës i gjelbërimit në Bashkinë e Peqinit ka humbur jetën aksidentalisht mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhami” ku shtetasi F. Rr., 58 vjeç ishte duke krasitur pemët, kur aksidentalisht ka humbur kontrollin dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme.

Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: Siguria në punë, kultura që mungon dhe që nevojitet në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat