Një farmaciste 22-vjeçare, me iniciale S.H, është shpallur në kërkim nga policia.
E reja, ka qenë e punësuar në një farmaci në “Rrugën e Dibrës” dhe i ka ilaçe të gabuara 38-vjeçares, të cilës i janë shfaqur probleme të tjera shëndetësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore”, njofton policia.
SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE
Pavarësisht se sa i arsimuar apo me përvojë mund të jeni në profesionin tuaj, gabimet ndodhin dhe ato mund të kenë pasoja jo vetëm financiare por edhe ligjore.
Ndaj, kushdo që ofron shërbime profesionale drejtpërdrejt për klientët e tij, ose këshillon klientët duhet të ketë “Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale” i cili mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve të rënda financiare.
KUSH MUND TA MARRË KËTË SIGURIM?
Përveç farmacistëve, ky sigurim vlen edhe për:
- Ekonomistët
- Arkitektët
- Inxhinierët
- Audituesit
- Doktorët,
- Dentistët,
- Infermierët
- Noterët,
- Avokatët, etj.
DËMET E MBULUARA
- Neglizhenca gjatë ushtrimit të profesionit
- Keqpërfaqësimi i palëve të treta
- Këshillimi i gabuar
- Diagnostikimi i gabuar, etj.
Dëshironi të dini më shumë për këtë produkt?
Komunikoni në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
Ekipi i specialistëve të SIGAL UNIQA do t’ju ndihmojë të:
- Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
- Merrni një ofertë individuale
- Planifikoni një takim personal
- Zgjidhni shërbimin e duhur për ju
LEXO EDHE: “Më e madhja dhe më e besuara”/ Top News: SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve për vitin 2023