14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRevista e njohur franceze rekomandon Sarandën: Duket se i përket një bote...

Revista e njohur franceze rekomandon Sarandën: Duket se i përket një bote tjetër…

Revista e njohur franceze “Voyages et Tourisme“, përmes një artikulli, i shtohet listës së mediave ndërkombëtare që promovojnë Sarandën dhe Rivierën Shqiptare duke rënditur arsyet pse qyteti bregdetar duhet të jetë në listën e udhëtarëve të huaj.

E vendosur në zemër të bregdetit të bukur shqiptar, Saranda është cilësuar shpesh kryeqyteti jozyrtar i “Rivierës Shqiptare”.

Ky qytet piktoresk është pesë orë larg me makinë nga Tirana. Dhe duket se i përket një bote tjetër, një bote ku koha ngadalësohet dhe bukuria natyrore merr shkëlqimin e saj të plotë“, shkruhet në artikull.

Ndryshe nga destinacionet e tjera të njohura evropiane, Saranda ofron akomodim të përballueshëm dhe shërbime cilësore. Nëse turistët e huaj janë në kërkim të një hoteli buzë detit apo një apartamenti komod në qytet, Saranda i plotëson të gjitha këto kërkesa.

Qyteti është i famshëm gjithashtu edhe për kuzhinën, ku ushqimet e freskëta të detit janë gjithmonë në menu. Restorantet lokale, shpesh të vendosura buzë detit, ofrojnë jo vetëm gatime të shijshme, por edhe pamje mahnitëse të detit Jon, duke e bërë çdo vakt të paharrueshëm.

Së fundmi, pritja e ngrohtë e banorëve të Sarandës është një fakt tjetër që vlen të theksohet. Ata përshkruhen si njerëzit më miqësorë në Ballkan.

LEXO EDHE: Siguracioni vjen aty ku jeni/ 5 avantazhet që ofron “SIGAL ONLINE”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat