Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Mëmlisht.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në kryqëzimin që shërben dhe si hyrje dalje për fshatin në fjalë dhe për pasojë janë shënuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të plagosur.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet rreth këtij aksidenti, ndërsa krahas dinamikës po kontrollohen drejtuesit edhe për përdorim të alkoolit.
Ky kryqëzim, por edhe disa të tjerë përgjatë këtij aksi rrugor shpesh janë burim aksidentesh pasi mjetet shkelin rregullat e qarkullimit për të hyrë dhe dalë nga fshatrat, një gabim i tillë mendohet të ketë shkaktuar edhe aksidentin e sotëm.