Hidhet sot në Paris, në orën 18:00, shorti për edicionin e ri të “UEFA Nations League” ku Shqipëria bashkë me 53 përfaqësuese të tjera Europiane do mësojnë kundërshtarët.
Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Ligën B dhe fillimisht janë pozicionuar në vazon 3 sipas rezultateve të edicionit të kaluar.
Ndër kundërshtarët më të vështirë që rrezikojnë të besuarit e Sylvinhos është Anglia.
Ndeshjet e edicionit të ri të “UEFA Nations League” nisin më 5 shtator dhe mbarojnë me 19 nëntor.
Për secilën kombëtare janë 6 ndeshje, 3 në shtëpi dhe 3 në transfertë.
LEXO EDHE: Sponsorizimi i Kombëtares/ Ponari: Detyrim moral ndaj 1.2 milionë klientëve në 3 shtete