Një pjesë e mirë e shpenzimeve publike të vitit të ardhshëm do të përqendrohen në infrastrukturën rrugore.
Në listën e projekteve që do të financohen janë jo vetëm kontrata e koncesionit por edhe disa akse rrugore të reja
Për tre vitet e ardhshme, kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë:
– Kontrata e koncesionit për “Ndërtimin e Rrugës së Arbrit”;
-Kontrata e koncesionit për “Ndërtimin e Rrugës Milot – Morinë”;
-Kontrata e koncesionit për “Ndërtimin e Rrugës Orikum – Dukat, By Pass – Porti i Jahteve”;
-Kontrata e koncesionit për “Ndërtimin e Rrugës Milot – Balldre”;
Projektet kryesore për periudhën afatmesme janë sa vijon:
-Përfundimi i punimeve në rrugën Kardhiq – Delvinë
-Ndërtim Tuneli i Llogarasë;
-Ndërtimi i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi;
-Segmenti i Unazës së Jashtme të Tiranës;
-Ndërtim By Pass perëndimor Shkodër;
-Zgjerim i segmentit dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë;
– Rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 25%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.
– 3483 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitin 2024 në të gjithë territorin.