Shuhet në moshën 70-vjeçare, “Nderi i Kombit”, valltarja Lili Cingu.
Ajo ishte etiketuar ‘Perëndesha e Valles Shqipe’, ndërsa qëndroi 45 vite në skenë. Ajo ishte e njohur për kërcimet me Rexhep Çelikun.
“Lili”, siç e thërrisnin të njohurit, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.
Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.
“Unë në çdo valle jam ndjerë e mirë, por duke e ditur që im atë është nga Gjakova, e ndjej për detyrë dhe si amanet të tim ati, që vallen kosovare ta kërcej dhe ta sjell sikurse ajo është, shumë e bukur”, do të shprehej Cingu, ndërsa fliste për pasionin e saj për vallet dhe folklorin duke e konsideruar pasurinë e kombit.