Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një shtetas ka aksidentuar mbesën e tij në oborrin e banesës.
Shtetasi M.K ishte duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ku ka shtypur mbesën 2-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, vajza ka ndërruar jetën.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
LEXO EDHE: Makina përplas për vdekje qytetarin në Lushnjë/ Si na mbron siguracioni TPL