17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShitblerje të paligjshme në internet, Europol arreston 150 persona

Shitblerje të paligjshme në internet, Europol arreston 150 persona

Europoli ka arrestuar 150 persona në një operacion të shtrirë në disa shtete në “Webin e errët”, një hapësire në internet e pakontrolluar nga autoritetet shtetërore.

Europoli e finalizoi operacioni nëpërmjet agjentëve të infiltruar.

Në Shtetet e Bashkuara u arrestuan 65 persona, 47 në Gjermani, 24 në Britani dhe katër në Itali e Holandë.

Këta persona të ndaluar blinin dhe shisnin mallra të paligjshme në internet.

Agjentët e Europol konfiskuan 26.7 milionë euro në para dhe monedha virtual Bitcoin, 45 armë dhe 234 kg drogë, duke përfshirë 25,000 copë ekstazi.

Policia italiane mbylli gjithashtu tregjet “DeepSea” dhe “Berlusconi”, “të cilat së bashku krenoheshin me mbi 100,000 njoftime për produkte të paligjshme”, tha Europol, i cili koordinoi operacionin së bashku me agjencinë e tij gjyqësore binjake Eurojust.

Ky ishte një aksion i udhëhequr nga Gjermania në fillim të këtij viti, që goditi tregun “më të madh në botë” të rrjetit të errët.

Dark HunTOR kishte shtrirje në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe: Sulmet kibernetike, çfarë po ndodh në Shqipëri dhe në botë. Sa i mbrojtur është biznesi yt?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat