14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi mund të marrim ndihmë mjekësore duke shmangur ambjentet me shumë njerëz,...

Si mund të marrim ndihmë mjekësore duke shmangur ambjentet me shumë njerëz, transportin publik dhe pritjet para zyrës së mjekut?

Duhet bërë kujdes me temperaturën e lartë dhe sekrecionet tek bebet e vogla, pasi mund të bëjnë konvulsione.

“Mbani kontakt online me mjekun pediatër”.

Kjo është këshilla për nënat e reja nëse foshnja e tyre do të bjerë në kontakt me virozat, gripin apo Covidin, në këto ditë ku fluksi i pacientëve të vegjël është rritur ndjeshëm nëpër qendra shëndetësore.

Mamatë e reja duhet të bëjnë kujdes nëse fëmija ka temperaturë 39, t’i japë Ibuprofen, por asnjëherë poshtë temperaturës 38”, këshillon mjekja pediatre Sonila Brati.

Fëmijë të çdo grupmoshe po manifestojnë këto ditë simptoma të ndryshme, që nga kolla e zgjatur, temperaturë apo dhe probleme gastrointeite, thonë mjekët.

Ka fluks të shtuar fëmijë të çerdhes, kopshtit, shkollave, që kanë temperaturë të zgjatur, edhe 8 ditë kemi parë”, thotë mjekja.

Për të shmangur çdo përkeqësim nga gripi dhe virozat, nuk rekomandohet të frekuentohen ambientet e mbyllura dhe me shumë njerëz.

Por si mund të marrim ndihmën mjekësore duke shmangur transportin publik dhe pritjet në rradhë para zyrës së mjekut?

Për këtë ka menduar kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA, përmes shërbimit të mjekësisë moderne, “TeleShëndet“.

Falë këtij shërbimi, klientët e SIGAL UNIQA shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia, trafikun e shpenzimet e automjetit dhe pritjet para zyrës së mjekut.

Përmes celularit të tyre ata mund të komunikojnë me një mjek të licensuar, audio ose video, për çdo problem të tyrin shëndetësor.

Përveç komunikimit dhe këshillimit nga celulari me mjekun, ju përfitoni edhe:

  • Mundësinë e ngarkimit dhe ruajtjes së analizave
  • Marrjen e një recete online nga mjeku, e cila njihet nga çdo farmaci
  • Check up 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas & higjenizim me zbritje 60%
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin mjekësorSIGAL TELESHËNDET

Ky produkt mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online direkt nga celulari juaj.

Ledita Mezini, pedagoge dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”, e cila ka mbetur shumë e kënaqur nga shërbimi i marrë dhe ua sygjeron edhe prindërve të tjerë.

“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.

Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura.

Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.

Kjo qasje inovarore e SIGAL UNIQA, e mbushur me privilegje dhe tepër ekonomike në çmim, nuk duhet të mungojë në asnjë familje shqiptare. Mbi të gjitha tek ato familje që kanë edhe fëmijë.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat