Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti në Itali.
Ngjarja ndodhi në Pontebanna dhe i mori jetën një shqiptari, 30 vjeç, identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”. Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shoku i tij, po ashtu shqiptar.
Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca.
Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.
LEXO EDHE: Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë