4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid/ Sëmundshmëria kronike u rrit...

Nga plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid/ Sëmundshmëria kronike u rrit 5,9% gjatë 2023-shit

Për 2023 rritja e sëmundshmërive kronike dhe e numrit të diagnozave për pacient ka shtuar shpenzimet për rimbursimin e barnave.

Për periudhën janar-gusht 2023, sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rritja natyrale e sëmundshmërisë është 5,9% krahasuar me 2022.

Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë ngritur shqetësimin se rritja e sëmundjeve kronike në vend do të vijojë e ndikuar nga dy faktorë, pandemia e Covid-19 dhe nga plakja e popullsisë.

LEXO EDHE: Kujdesi më i mirë shëndetësor me çmime që nuk ju sëmurin/ Sigurim Privat i Shëndetit, zgjidhja ideale për ju dhe më të dashurit tuaj

Numri i lindjeve në vend gjithashtu është me rënie të vazhdueshme. Në 2019 sipas të dhënave të INSTAT ishin 28,5 mijë lindje.

Në vitin 2020 ishin 28 mijë lindje. Në 2021 numri i tyre arriti 27,2 mijë lindje dhe për 2022 kishte 24,6 mijë lindje (9,2% më pak se 2021).

Rritja natyrale e sëmundshmërive kronik,e sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, është ndikuar nga rastet e reja dhe rastet me ndryshim të skemës së mjekimit.

Konkretisht rastet e reja për janar-gusht 2023 janë 74,331 raste me vlerë shpenzimesh 270,020,711 lek ose 3,3%. Ndërsa raste me ndryshim terapie janë 46,800 raste me vlerë shpenzimesh 212,802,460 ose 2,3%.

Numri mesatar i diagnozave për pacient për 8 mujorin 2022 ishte 1,83 diagnoza. Ndërsa numri mesatar i diagnozave për pacient për 8 mujorin 2023 është 1,96 diagnoza. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rritja e numrit të diagnozave për të cilin rimbursohet një pacient është 6,9%.

Shtimi i numrit të sëmurëve kronike dhe i diagnozave ka rritur shpenzimet vjetore të rimbursimit të barnave.

LEXO EDHE: Pasojat post-COVID/ Pas pandemisë, më shumë pacientë me probleme të zemrës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat