17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTiranë, 20 të infektuar me COVID-19 shtrohen çdo ditë në spital

Tiranë, 20 të infektuar me COVID-19 shtrohen çdo ditë në spital

Trendi i shtrimeve nëspitalet Covid mbetet ende i lartë. Në dy spitalet Covid në Tiranë po marrin shërbim të specializuar mjekësor mbi 160 paciente ndërsa 20 janë në terapi intensive.

“Aktualisht vazhdon pothuajse i njëjti trend i shtrimeve në spitalin Covid 1. Ka dhe ditë që ka një rritje të numrit të rasteve të formave që paraqiten tek ne. Mesatarisht diku te 18-20”.

Pacientët e infektuar shkojnë në Urgjencën e Spitalit Covid 1 në gjendje të rënduar e mbi 95% e tyre janë të pavaksinuar.

“Përgjithësisht format që janë paraqitur në spital mbi 80 % e tyre janë insuficenca respiratore. Ç’ka do të thotë janë forma të rënda. Dhe në grupmoshat 30-40 vjeç ka forma që paraqiten të rënda dhe bëjnë një kusht të rëndë të ecurisë së Covid-it. Prevalojnë kryesisht pacientë jo të vaksinuar. Tek pacientët e vaksinuar vaksina ka influencuar pozitivisht për kalimin e një formë më të butë ose në kohëzgjatje më të shkurtër të sëmundjes”.

Mjekët apelojnë për vaksinim, pasi i ndihmon pacientët në kalimin lehtë të sëmundjes. Edhe pse në spital ka edhe mosha të reja, mjekët thonë se predominon grupmosha, 55-70 vjeç, një pjesë e mirë e të cilëve kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. /TVKlan

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat