Shqipëria e ka nisur vitin duke u renditur si një ndër destinacionet kryesore në shumë revista prestigjoze për 2024-ën.
Ky sukses pritet të reflektohet edhe në shifrat e turistëve, që pritet të variojnë nga 13 deri në 14 milionë vizitorë.
“Kontratat që kemi tashmë të lidhura me partnerët ndërkombëtarë, me turoperatorët shqiptarë që operojnë me Shqipërinë kemi parashikuar 35 ndoshta edhe 40% rritje.”
Gjatë një interviste për Klan News, Kasa thotë se, kërkesat më të larta për të vizituar Shqipërinë mbeten nga turistët europian.
“Polonia në vend të parë, Republika Çeke, vendet Balltike, vendet Nordike, Sllovakia, Hungaria, Spanja”.
Gjatë vitit 2023 Shqipërinë e vizituan mbi 10 milionë turistë.
Dhe kur Shqipëria po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik, operatorët gjithmonë e më shumë duhet të kthejmë sytë edhe nga sigurimet, në këtë rast nga “Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet”.
Kjo policë sigurimi, e hartuar posaçërisht për pronarët dhe administratorët e hoteleve dhe restoranteve, mbulon të gjithë përgjegjësivtë që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre duke mbuluar dëmet fizike që mund t’i shkaktohen ndërtesës dhe përgjegjësinë karshi klientëve.
Pa harruar faktin që turistët e huaj, për shkak edhe të kulturës së tyre mbi sigurimet, një ndër pyetjet më të shpeshta që bëjnë para rezervimit është: “A është ky hotel i siguruar?”.
Falë sigurimit në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, aktiviteti në hotelin, barin apo restorantin tuaj vijon e qetë dhe e sigurt pasi nëse ndodh diçka e papritur kostot e dëmit, material apo shëndetësor, mbulohen nga polica e sigurimit.
“Falë sigurimit në SIGAL UNIQA Group Austria na është ofruar një mundësi mbrojtjeje përmes polices së Sigurimit te Përgjegjësisë, që në çdo rast të papritur, për shkak të ushtrimit të aktivitetit tonë apo ngjarje të tjera aksidentale, të mbrojmë veten dhe mysafirët tanë”, shprehet menaxheri i një prej hoteleve më të njohura në Durrës.
Siguroni dhe ju hotelin, restorantin apo barin tuaj. Mbroni biznesin, stafin, klientët dhe punoni të qetë duke transferuar çdo rrezik te kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri.
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj