14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguria në internet, 1 në 3 biznese ka probleme/ Shqipëria më e...

Siguria në internet, 1 në 3 biznese ka probleme/ Shqipëria më e pasigurta në rajon, çfarë mundëson SIGAL UNIQA

Individët dhe bizneset po mbështeten gjithmonë e më shumë në teknologjinë e informacionit, por përpos të mirave kjo ka edhe anën negative siç është ekspozimi ndaj kërcënimeve kibernetike që cënojnë sigurinë në internet.

Sipas të dhënave nga Barometri i Ballkanit, bizneset në vendin tonë janë shprehur se problematikat më të shpeshta që kanë hasur në internet lidhen kryesisht me viruset.

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të bizneseve në vend të cilat kanë hasur këtë problematikë.

Konkretisht, sipas anketës së zhvilluar rezulton se, në Shqipëri janë rreth 32% e bizneseve që janë ndeshur me viruse në sistemin e tyre kompjuterik.

Problematika të tjera që lidhen me pasigurinë në rrjet janë edhe sulmet kibernetike si dhe paraqitja e gabuar e identitetit apo vjedhja e të dhënave.

Në shifra konkrete vetëm 1% e bizneseve të anketuara ka hasur probleme me sulmet kibernetike dhe 2% e tyre janë përballur me vjedhje të të dhënave ndërsa për 64% të bizneseve eksperienca në internet ka qenë e sigurtë dhe pa probleme.

Të njëjtat pasiguri hasen edhe në vendet e Ballkanit ku më i përhapur është rreziku i viruseve.

Pas Shqipërisë renditen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si shtetet më të riskuara në rrjetin e internetit.

Konkretisht, 25% e bizneseve në Kosovë dhe 15% e bizneseve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi janë ndeshur me viruse gjatë përdorimit të internetit.

Nga ana tjetër, Bosnje Hercegovina  paraqitet vendi me sigurinë më të lartë kompjuterike, ku 87% e bizneseve të anketuara nuk kanë përjetuar gjatë eksperiencës së tyre probleme që lidhen me sigurinë e të dhënave apo transaksioneve të kryera në internet.

Me një diferencë të vogël listës i bashkangjitet edhe Serbia, ku 84% të bizneseve janë shprehur se siguria në internet ka qenë e lartë dhe nuk kanë patur asnjëherë probleme.

Sigurimi “Rreziku Kibernetik” nga SIGAL UNIQA

Dhe në një moment të tillë, kur çdo biznes mund të ndjehet i kërcënuar, SIGAL UNIQA Group Austria, ashtu si për çdo rrezik tjetër që na cënon përditshmërinë tonë, vjen me një produkt Sigurimi unik, i cili ka në fokus një nga sektorët më të rrezikuar nga këto sulme kibernetike.

Ky sigurim mbulon të siguruarin për humbjet si rezultat i dëmit kibernetik.

  • Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të shkeljes së mbrojtjes së të dhënave dhe shkeljes së konfidencialitetit;
  • Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të dëmit kibernetik;
  • Shërbimet e reagimit ndaj incidenteve kibernetike;
  • Mbulimi për humbjet e palës së parë si: Ndërprerja e aktivitetit tregtar, Plani i veprimit për të përmirësuar nivelin e sigurisë së informacionit;
  • Mbulimi i shpenzimeve të procedimeve rregullatore si: Hetimet e brendshme; Procedimet rregullatore; Gjobat administrative si rezultat i shkeljes së mbrojtjes së të dhënave ose shkeljes së konfidencialitetit ose dëmit kibernetik;
  • Mbulimi për menaxhimin e krizës si: Shpenzimet e njoftimit; Keshillimi Juridik; Konsultimet për krizën në marrëdhëniet me publikun; Shërbimet e konsulencës në rastin e shantazhit kibernetik;

SIGAL UNIQA ofron mbulim përgjegjësie kibernetike deri në 3 milionë EURO.

Llogarisni online riskun në www.sigal.com.al 

Ose për çdo paqartësi shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Standardet më të larta të sigurisë së informacionit për klientët dhe partnerët/ SIGAL UNIQA certifikohet me “ISO 27001:2022”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat