Vlora është një prej dhjetë destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, qyteti bregdetar ka marrë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare duke paralajmëruar në këtë mënyrë flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon.
“Dhe me Vlorën e Rilindur, që është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
LEXO EDHE: Revista spanjolle: Vlora, “Maldivet e Europës”! Top destinacion për 2024-ën