15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi të dallojmë gripin nga COVID?

Si të dallojmë gripin nga COVID?

Me festat e fundvitit janë shtuar edhe rastet me grip.

Në një intervistë në “Dita jonë” në A2 CNN, Violeta Koçorri, mjeke familjeje në qendrën në Tiranë, shprehet se janari ka regjistruar raste të shtuara.

Sa i përket simptomave të shfaqura, dominon temperatura e lartë.

“Rastet janë shtuar në janar, por ka qenë edhe nëntori dhe dhjetori, festat kanë bërë të tyre dhe rastet janë shtuar, ka pasur edhe COVID dhe virozë respiratore. Rastet e COVID janë më të pakta se virozat respiratore. Shenjat kanë qenë nga më të ndryshmet, kanë prevaluar temperatura 39-40, me ethe, dhimbje fyti dhe dhimbje të forta koke”, shprehet mjekja.

Duke qenë se simptomat e gripit janë të ngjashme me COVID, mjekja tregoi se si bëhet diferenca.

“Simptomat janë pak a shumë të ngjashme. Ne diagnozën diferenciale e bëjmë duke u testuar dhe duke u testuar në periudhën e inkubacionit, pra për COVID 3-5 ditë minimalja dhe më pas diagnozën respiratore duke bërë diferencën më anë të testimit. Ne mjekojmë shenjat, pra nëse një person del negativ me COVID, atëherë ne mjekojmë shenjat”, thotë ajo.

Megjithatë, mjekja thekson se nuk duhet marrë menjëherë antibiotikë.

“Është gjendje virale, që nuk duhen marrë antibiotikë që në ditët e para”.

Në qarkullim janë disa viruse, bëri me dije doktoresha, e për pasojë, është vënë re se janë prekur të gjitha grupmoshat, përfshirë këtu edhe të rinjtë, që mendohej se kanë pasur një imunitet më të fortë krahasuar me fëmijët apo të moshuarit gjatë kohës së COVID.

“Është vënë re që janë paraqitur të gjitha moshat dhe moshat e reja, por edhe të moshuarit, shumë, sepse janë në kontakt dhe me fëmijët dhe janë transmetuar. Fëmijët në moshën deri 2 vjeç ka pasur raste të shumta se po qarkullon një virus që prek fëmijët, arrin deri në Bronchopneumonia, në qarkullim janë disa viruse”.

LEXO EDHE: ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat