Policia bën me dije se ka përfunduar operacioni i evakuim-shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnje.
LEXO EDHE: Zjarr në godinën 12-katëshe në qytetin e Lushnjes
Në këtë operacion morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.
Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
LEXO EDHE: Disa këshilla për sigurinë dhe parandalimin nga zjarri në shtëpi