17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVaksinat anti-Covid kanë skaduar, ISHP letër Qendrave Shëndetësore

Vaksinat anti-Covid kanë skaduar, ISHP letër Qendrave Shëndetësore

Janë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët kanë hartuar një shkresë që prej marsit të këtij vitit, për të vënë në dijeni qendrat shëndetësore në lidhje me vaksinat që skadojnë dhe nuk duhen përdorur në popullatë.

Bazuar në shkresën zyrtare që e disponojnë të gjitha qendrat shëndetësore, të siguruar dhe nga Euronews Albania,  vihet në dukje se një lot i vaksinave Pfizer ka skaduar që në korrik të 2023, ndërsa një tjetër lot skadon përgjatë muajit dhjetor.

 

 

Po ashtu edhe vaksinat “Pfizer”, të miratuara për injektim tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç, kanë skaduar tashmë në fund të tetorit.

Ekspertët nuk bëjnë me dije se sa është numri i vaksinave të skaduara, si pasojë e mos injektimit të saj në popullatë.

Prej më shumë se 6 muajsh, aplikimet e vaksinës anti-covid kanë rënë thuajse 0.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka apeluar vazhdimisht për imunizim me anë të vaksinës për sezonin vjeshtë-dimër 2024, sërish popullata shqiptare nuk ka shfaqur interes për tu vaksinuar.

E kundërta ka ndodhur me vaksinat e gripit, ku në 3 muaj thuajse janë injektuar të gjitha dozat e marra nga qeveria shqiptare.

Sa i takon vaksinave anticovid, vendi ynë siguroi 1,114,000 doza vaksinë, duke parapaguar 3.9 milion dollarë në vitin 2021.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat